Aktualitet

Rama, dolli me gotë uji në Dibër: Të rrojë PS-ja sa malet, se ju solli ujin!

Shkruar nga Liberale

Rama, dolli me ujë në Dibër: Të rrojë PS, se ajo solli ujin këtu! Pa ne, gjithçka bëhet fushë

Kryeministri Edi Rama ka përuruar sot një ujësjellës në Dibër. I veshur sportiv, ai është ndalur para një çezmeje publike, ku edhe ka mbushur një gotë me ujë.

Ndërkohë që para çezmës ka gjetur rastin të bëjë edhe fushatë. Rama tha se PS ishte e vetmja parti që dërgoi ujin e pijshëm 24 orë në këtë zonë të vendit, gjë që nuk e kishte bërë askush më parë sipas tij.

“Ujë 24 orë këtu nuk ka patur kurrë këtu as në demokraci, as në komunizëm, as në mbretëri dhe as në perandori. Kjo është Partia Socialiste. Gëzuar për PS, të rrojë sa malet se pa PS bëhet fushë çdo gjë”, tha Rama.

Rama mbushi edhe një gotë tjetër me ujë dhe ngriti një dolli me një qytetar duke thënë se ujin e kishin prej qeverisjes së tij. “PD jo nuk e solli ujin, por e thau komplet. Ajo partia tjetër bëri sa mundi, por ujë nuk solli. Këtë ujë e ke nga PS. Ta pish me shëndet!”, iu drejtuar Rama qytetarit, pas dollisë më ujë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH