Aktualitet

Rama: Çështja e ish-ministrit me SPAK-ut, s’është politike dhe partiake, por individuale

Shkruar nga Liberale

Pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se arrestimi i ish-ministrit Lefter Kokës nuk është maja e hetimit duke sulmuar ashpër qeverinë për inceneratorët, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit i ka kthyer përgjigje ndjekësve të vetë në rrjetin social ‘Facebook’.

Në reagimin e tij kreu i qeverisë thekson se çështja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtësinë, nuk është as çështje politike dhe as partiake, as kolektive, po çështje individuale.

Sipas Ramës, cilidoqoftë, pa dallim partie duhet të përballet vetë me drejtësinë.

REAGIMI I RAMËS

Syrja Islami halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngjan thote populli?

Por qe t’i përgjigjem thelbit te komentit tënd, edhe impiantet moderne te përpunimit të mbetjeve, që i kane hapur rrugën e shpëtimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zonës se Elbasanit, Tiranes e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtesi po se po, jane vepra te shumices sone qeverise per te cilat une jam e do te jem gjithnje krenar, keshtu qe euforia baltosese e atyre qe bejne politike me akuza e me moton shpif e shpif se dicka do mbetet, per arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me ben asnje përshtypje, sepse nga njera ane investimi ne Elbasan eshte aty, ne syte e te gjitheve e ne baze te kontrates tanime ai eshte prone publike e bashkise se Elbasanit qe do te sherbeje per te vazhduar mbrojtjen e zones nga ndotja, ndersa nga ana tjeter ceshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesine, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale.

Ne nuk e kemi udhehequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen ne Drejtesi, si pale politike po si force udheheqese politike e morale e shqiptareve pa dallim, keshtu qe per mua e per Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e dites se pare ne detyre: Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine!

Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtësinë nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq.

Kjo eshte Partia Socialiste. Ky jam une miku im. Te pershendes?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH