Aktualitet

Rafineria e Ballshit shkon për skrap, cili është biznesmeni që e bleu për 9 milionë euro (zbardhet vendimi dhe plani i qeverisë)

Shkruar nga Liberale
Rafineria e Ballshit shkon për skrap, cili është biznesmeni

Pas përpjekjeve pa sukses për ta rivënë në punë, herë duke e privatizuar dhe herë duke e kontrolluar shteti, me një histori të gjatë dështimi në menaxhim, Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh u shit përfundimisht për skrap, duke lënë pas një mal me borxhe. I mirë ose i keq vendimi, të paktën nuk do të ketë më naftëtarë që futen në grevë për pagat e prapambetura ndër vite.

Këshilli i Ministrave vendosi ndërtimin e një parku fotovoltaik në zonën ku ka qenë rafineria e Ballshit, pas ç’montimit të saj për skrap nga kompania “Shijaku”.

Vendimi parashikon ndërtimin e një “centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse nga shoqëria “GREENNAT SOLAR PARK BALLSH”.

“Greennat Solar Park Ballsh” është në pronësi të kompanisë “Shijaku” me biznesmenin Shpëtim Shijaku, i cili e bleu rafinerinë për 9 milionë euro, me qëllim çmontimin dhe shkrirjen e saj për hekur skrap. Dhënia e së drejtës për ndërtimin e centralit është bërë pa garë, ndërsa në vendim saktësohet se ndërtimi i centralit të ri “nuk është objekt koncensioni” dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse.

Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi do të jetë brenda 60 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit, ndërsa afati i operimit të centralit është dhënë për 49 vite.

Qeveria ka parashikuar që e drejta për ndërtimin e burimit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike “mund të transferohet te një subjekt i tretë” si dhe ka caktuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si përgjegjëse për lidhjen e kontratës dhe për zbatimin e saj.

Sipas parashikimit të VKM-së, shteti do të përfitojë “falas, në formë ‘royalty’ sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH