Mijëra persona kanë qëndruar në radhë në ditët e para të janarit në Pekin për të marrë vaksinën e koronavirusit.
Sipas të dhënave zyrtare, në dy ditët e fundit në kryeqytetin kinez janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës plot 73 mijë persona.
Mes atyre që u vaksinuan janë dhe punonjësit e shërbimeve publike dhe drejtuesit e autobusëve.
Autoritetet kanë si qëllim të vaksinojnë miliona qytetarët përpara Vitit të Ri Kinez muajin e ardhshëm.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1177844,1177845,1177846"]