Në qytetin jugor të Ukrainës , në Mariupol qindra njerëz mbeten të bllokuar në një fabrikë çeliku teksa një grup të evakuarish të tjerë janë larguar.
Fabrika Azovstal, e cila është bërë bastioni i fundit i rezistencës ukrainse në qytet, ka qenë nën bombardimet intensive ruse për javë të tëra.
Ai shtoi se "disa dhjetëra fëmijë të vegjël janë ende në bunkerët poshtë uzinës”.
Një grup i parë te evakuuarish u evakuuan me mbështetjen e OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq , të cilët organizuan nje kolonë zyratre.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky përshëndeti lajmin se rreth 100 njerëz po shkonin në Zaporizhzhia.
“Mirënjohës ekipit tonë! Tani ata së bashku me OKB-në po punojnë për evakuimin e civilëvë të tjerë nga “uzina”,tha ai.
Rusia tha se disa të tjerë ishin dërguar në një fshat të kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Moska.