
Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e kolegjit “Mehmet Akif”, duke lënë në fuqi vendimi i qeverisë për mbylljen e tij.
Kolegji kërkoi pezullimin e vendimit të qeverisë, por kërkesa u hodh poshtë nga Gjykata.
Kolegji u mbyll në nisje të vitit shkollor, ndërsa ministria e Arsimit, argumentoi, kjo shkollë ka nisur procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.
Po ashtu në sqarimin e Ministrisë thuhej se, ky kolegj nuk i ka plotësuar kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.
“Nisur nga interesimi dhe spekullimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë”, thuhej në njoftim. /Liberale.al