Aktualitet

Punonjësi u godit nga makineria dhe humbi jetën, arrestohet administratori i fasonerisë në Krujë

Shkruar nga Liberale
Punonjësi u godit nga makineria dhe humbi jetën, arrestohet

Policia ka arrestuar administratorin e fasonerisë në Fushë Thumanë të Krujës pas aksidentit me vdekje që ndodhi një ditë më parë, ku një punonjës humbi jetën.

Në pranga ka rënë administratori F.K. 48 vjeç. Në fasonerinë e administruar prej tij, humbi jetën punonjësi T.D. 33 vjeç pasi duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë.

“Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. D., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi dje fillimisht policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH