Globi

Publikohet videoja e masakrës në shkollë ku mbetën 21 të vrarë, pamjet nxjerrin zbuluar policët

Shkruar nga Liberale
Publikohet videoja e masakrës në shkollë ku mbetën 21

Pamje të reja kanë dalë nga sulmi tragjik në një shkollë fillore në Teksas, ku mbetën 21 të vrarë. Pamjet e vëzhgimit nga brenda ndërtesës tregojnë policët frikacakë të Uvalde të cilët frenuan një polic tjetër, vajza e të cilit ishte në klasë dhe mbeti viktimë.

Dy oficerë mbajtën prej këmishe zëvendës sherifin, Felix Rubio, teksa ai fshinte lotët, ndërsa i armatosuri Salvador Ramos filloi tërbimin e tij brutal në një klasë me nxënës. Babai i shkatërruar shihet me dorën e shtrënguar mbi gojë, teksa kishte frikë për jetën e vajzës së tij 10-vjeçare Lexi, e cila më vonë u gjet e vdekur.

Një oficer u shfaq duke ecur përpara tij dhe duke sprucuar dezinfektues në duart e tij, pavarësisht masakrës që po ndodhte rreth e rrotull. Pamjet, të cilat u zbuluan në një gazetë lokale të martën, tregojnë afrimin e Ramos drejt shkollës, duke qëlluar mbi dy civilë dhe më pas duke hyrë me shpejtësi në shkollë.

Gjithashtu, pamjet e zbuluara tregojnë policët e ngecur në korridor për 77 minuta, duke kontrolluar telefonat e tyre dhe duke ikur nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Ramos qëlloi më shumë se 100 plumba mbi fëmijët në dy klasa.

Ramos hyri në shkollë në orën 11:33 dhe nuk u qëllua për vdekje deri në orën 12:50. I armatosuri nuk u ndalua derisa agjentët e Patrullës Kufitare hynë në ndërtesë dhe e qëlluan dhe e vranë.

Prindërit dhe të afërmit e 19 fëmijëve dhe dy mësuesve të vrarë më 24 maj po kërkojnë të dinë se përse 18-vjeçari i armatosur u la i lirë të vazhdonte tërbimin e tij, ndërsa oficerët qëndronin jashtë klasave./Liberale.al

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1255990,1255991,1255992,1255993,1255994"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH