Aktualitet

Publikimi i pagave/ Reagon Avokati i Popullit: Potencial tensioni

Shkruar nga Liberale
Publikimi i pagave/ Reagon Avokati i Popullit: Potencial tensioni

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të listpagesave dhe të dhënave të tjera personale për më shumë se 630 mijë të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Përmes një komunikate zyrtare, Avokati i Popullit e konsideron shqetësues faktin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve, duke krijuar në këtë mënyrë një potencial të paidentifikuar tensioni dhe prishjeje të harmonisë sociale.

Gjithashtu Avokati i Popullit i bën apel organeve ligjzbatuese për një hetim të shpejtë dhe tërësor të kësaj ngjarjeje.

Reagimi i plotë:

AVOKATI I POPULLIT REAGON MBI PUBLIKIMIN E PAAUTORIZUAR TË TË DHËNAVE SENSITIVE TË QYTETARËVE SHQIPTARË

Avokati i Popullit e konsideron shqetësues faktin e publikimit e paautorizuar të një baze të dhënash në të cilën ekspozohen detaje mbi pagat e punonjësve shqiptarë si dhe informacione të tjera sensitive.

Institucioni i Avokatit të Popullit tërheq vëmendjen për përsëritjen e këtyre publikimeve që cënojnë privacinë dhe të drejtat e qytetarëve duke krijuar një potencial të paidentifikuar tensioni dhe prishjeje të harmonisë sociale.

Cënimi i përsëritur i sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dëshmojnë për nivele me të vërtetë të dyshimta të profesionalizmit dhe seriozitetit nga ana e institucioneve të ngarkuara për ruajtjen dhe menaxhimin e këtyre të dhënave.

Avokati i Popullit kërkon hetimin e shpejtë dhe tërësor të kësaj ngjarjeje dhe marrjen e masave urgjente për mbylljen përfundimtare të këtij kapitulli të trishtuar i cili minon besueshmërinë e qytetarëve në organet e administratës dhe institucionet e shtetit shqiptar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH