Aktualitet

“Pse nuk më dëgjon”, 16-vjeçari godet vëllain me thikën e bukës

Shkruar nga Liberale
“Pse nuk më dëgjon”, 16-vjeçari godet vëllain

Një debat i ashpër në familje ka çuar në plagosjen e një 22 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një 16-vjeçar ka qëlluar me thikë vëllain e tij.

Sipas burimeve të Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, vëllai i vogël godet me thikë vëllanë 6 vite më të madh, duke e lënë të plagosur rëndë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në fshatin Luz të Fushë-Krujës.

Policia ka arrestuar autorin, ndërsa vëllai i tij i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I arrestuari është O.O., 16 vjeç. I riu, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë vëllanë e tij, A.O., 22 vjeç.

I riu tashmë do të përballet me akuzën për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Gjatë kohës që dy vëllezërit debatonin me njëri-tjetrin, në banesë ndodheshin edhe familjarë të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë në momentin që 16-vjeçari kishte rrëmbyer thikën e bukës për të qëlluar mbi 22-vjeçarin.

“Nuk kishte asnjë lloj arsye që situata të shkonte deri në përdorimin e thikës. Ishte një debat mes dy vëllezërve, debat i cili agravoi llaf pas llafi, deri në përdorimin e thikës nga djali i vogël. Shkak për këtë situatë u bë fakti se djali i madh i kërkoi llogari të vëllait të tij gjashtë vite me të vogël, pasi ky i fundit nuk e dëgjonte”, kanë thanë familjarët për grupin hetimor, raporton nga Panorama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH