Sociale

Pse ndiheni shpesh të lodhur? Ja shenjat e hershme që tregojnë se po vuani nga çrregullimi sezonal

Shkruar nga Liberale
Pse ndiheni shpesh të lodhur? Ja shenjat e hershme që tregojnë se

Një nga simptomat më të hershme të SAD (Symptom of Seasonal Affective) ose çrregullimi sezonal, që zakonisht neglizhohet nga njerëzit, është: lodhja.

“Arsyeja pse nuk i kushtohet shumë rëndësi kësaj shenje është se njerëzit e konsiderojnë si të zakonshme, por në fakt në mënyrë tinëzare kjo simptomë përparon pa e vënë re. Përveç kësaj, lodhja lidhet edhe më shkaqe të tjera si puna, infeksionet virale apo stresi i tepërt,” thotë Norman Rosenthal, një mjek psikiatër.

Me uljen e temperaturave dhe të ftohtin, moti shpesh shihet si faktor që i mban njerëzit larg ngjarjeve të ndryshme, takimeve apo daljeve deri në orët e vona të mbrëmjes etj. Por, mjekët thonë se ju duhet të reflektoni mbi këtë gjendje dhe gjeni arsye për të dalë nga shtëpia dhe për të mos rënë në një gjendje çrregullimi depresiv siç është kjo që lidhjet me stinët.

Ja dhe disa shenja të tjera të SAD sipas ekspertëve:

-Ndiheni gjithnjë të dëshpëruar, në ankth ose nervoz

-Ndiheni më të lodhur ose flini më shumë se normalisht

-Ndryshime në oreks (ngrënia shumë pak ose shumë)

-Dëshirë për ëmbëlsira

-Shtim në peshë

-Izolim nga të tjerët

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH