Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur se për herë të parë pas 33 vitesh, PD-ja po arrin të distancohet nga disa simptoma që i ka pasur brenda vetes.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Alibeaj thotë se sipas tij nuk kanë nxjerrë kandidatë në 61 bashki pasi kanë qenë të lodhur prej 1 viti e gjysmë në një luftë civile të shpallur nga Berisha.
Alibeaj shton shkaku kryesor i gjendjes së PD-së është sipas tij është “sanduiçi midis pushtetit të majtë të korruptuar dhe opozitës së majtë të korruptuar”.
“Për herë të parë pas 33 vitesh, në PD po ndodh diçka shumë e rëndësishme për shqiptarët. Po ndodh fakti që në PD po arrihet të distancohet rreth disa simptomave që një PD që ka luftuar për qeverisjen i ka pasur brenda vetes”, theksoi Aliebaj.
I pyetur nga Blendi Fevziu se përse një parti politike si PD-ja nuk nxjerr 61 kandidatë, Alibeaj tha:
“1 vit e gjysmë në PD ka shpallur një luftë civile Berisha dhe nga ana tjetër është edhe Edi Rama që e ka vendosur në fokus PD-në. Luftë civile për 1 vit e gjysmë na ka sjellë një lodhje brenda vetes. Nuk kemi nxjerrë kandidatë sepse në 1 vit e gjysëm ka qenë vetëm fokusi i një lufte që ishte nga brenda nga Sali Berisha dhe nga jashtë nga Edi Rama dhe siç duket vendosja e PD-së në këtë sanduiç është një nga shkaqet dhe shkaku kryesor. Sanduiç midis pushtetit të majtë të korruptuar dhe opozitës së majtë të korruptuar.
Ajo që po ndodh sot është se po rikthehet edhe njëherë në vlerat e mëparshme PD-ja. Tani kanë mundësinë edhe rastin për ta kthyer PD-në në një parti. Ajo luftë që u bë 1 vit e gjysëm rrugëve të gjykatave. Jemi në një agresion, me seli të zaptuar, na mbajtën rrugëve të gjykatave edhe pse ne mbajtëm qëndrimin që ajo ndarje te demokratët të mos ndodhte. Në një situatë ku qëndrimi ynë fisnik ka qenë që demokratët të jenë bashkë, ne bëmë maksimumin deri në kufijtë e të pamundurës.”