Aktualitet

PS fiton 3 bashkitë e para! Llatja në Elbasan 55%, Rakipi i Kamzës mbi 60%, në Vorë Sherra merr 75%

Shkruar nga Liberale
PS fiton 3 bashkitë e para! Llatja në Elbasan 55%, Rakipi i

Ka përfunduar numërimi në 3 Bashkitë, Elbasan, Kamëz dhe Vorë ku u votua elektronikisht. Rezultati pritet të dalë shumë shpejt, e ndërsa Blerim Shera i PS në Vorë dhe Rakip Suli në Kamëz duket kanë shpallur fitoren. Në Elbasan, Luçiano Boçi ka humbur dhe në qendrën e vet të votimit.

Kandidati i PS Gledian Llatja ka marrë fitoren në bashkinë Elbasan përballë kandidatit të Berishës dhe Metës, Luçiano Boçi me mbi 55% të votave. Mbeten ende pa u pasqyruar 74 kuti nga 224 gjithsej por nuk pritet të ketë ndikim në rezultat.

Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me 60.65 për qind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.11 % të votave. Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar.  Blerim Shera ka marrë 74.3 për qind të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 25.72 për qind.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH