Aktualitet

Protesta e mjekëve, spitali i Lezhës: Se duam shpërblimin e kolegëve

Shkruar nga Liberale
Protesta e mjekëve, spitali i Lezhës: Se duam shpërblimin e

Personeli i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Lezhës refuzuan shpërblimin simbolik prej 5 mijë lekësh për ta nga qeveria. Bluzat e bardha e kanë refuzuar këtë pagese dhe kanë kërkuar që të shkojë për familjet në nevojë, ndërsa premtojnë se angazhimi në luftën kundër Covid-19 do të jetë maksimal.

Në një reagim zyrtar, spitali rajonal i Lezhës thotë se ata nuk kanë kërkuar “e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës”.

Reagimi i spitalit rajonal Lezhë

Personeli i Urgjencës së spitalit rajonal Lezhë, deklaron se ka qenë dhe do të jetë në gadishmëri të plotë në kryerjen e detyrës, në plotësim të misionit human që ka. Ne nuk kemi kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës, të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara COVID. Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike, ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve, të cilat do ti përmbushim pa asnjë hezitim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH