Globi

Presidenti kinez: Përshpejtohet koronavirusi, 230 pacientë në rrezik

Shkruar nga Liberale
Presidenti kinez: Përshpejtohet koronavirusi, 230 pacientë në

Përhapja e koronavirusit kinez është duke u përshpejtuar, paralajmëron presidenti Xi Jinping ndërkohë që 230 të prekur nga virusi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një takim të veçantë qeveritar gjatë festave të Hënës së Re për të paralajmëruar se përhapja e një virusi të ri vdekjeprurës po "shpejtohet".

"Vendi po përballet me një "situatë të rëndë", u tha z. Xi zyrtarëve të lartë, - sipas televizionit shtetëror.

Koronavirusi ka vrarë të paktën 41 njerëz dhe ka infektuar gati 1.300 që nga zbulimi i tij në qytetin e Wuhan.

Kufizimet e udhëtimit kanë prekur tashmë disa qytete të prekura.

Dhe nga e diela, automjetet private do të ndalohen të qarkullojnë Wuhan, burimi i epidemisë.

Brenda disa javësh, do të ndërtohet një spital i dytë urgjent për të menaxhuar 1.300 pacientë të rinj, i cili do të përfundojë për 15 ditë. Puna ka filluar tashmë në një spital tjetër me 1000 shtretër i cili do të ndërtohet brenda dhjetë ditëve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH