Italia vendi më i prekur nga Koronavirusi në Europë, ku rastet me të prekurit janë të shumta, teksa ka edhe persona që kanë ndërruar jetë.
Ky virus ka prekur edhe futbollin, teksa ditën e djeshme mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani rezultoi pozitiv me Koronavirus. Ditën e sotme një tjetër lojtar nga Serie A, ka dalë pozitiv në analizat për Koronavirus.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Sampdorias, Manolo Gabiadini, i cili tashmë do të futet menjëherë në karantinë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i lojtarit. /PANORAMASPORT.AL