Aktualitet

Pranga “tutorit” në Durrës, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

Shkruar nga Liberale
Pranga “tutorit” në Durrës, i dënuar për

Durrës – Pren Bushaj, banues në Ishëm, Durrës është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet , për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

I arrestuari ishte dënuar me 2 vite burgim, nga Gjykata e Apelit në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në kërkim. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Postën e Policisë Manzë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Pren Bushaj, banues në Ishëm, Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH