Aktualitet

Policia ‘blindon’ Sarandën, ngrihen postblloqe, arrestohet një i ri

Shkruar nga Liberale
Policia ‘blindon’ Sarandën, ngrihen postblloqe, arrestohet

Në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit, policia e Sarandës, ka ngritur shumë postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Aksioni në fjalë ka nisur që prej mesditës së sotme, ndërsa vijon ende.

Mësohet se nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë u kap një i ri nga Gjirokastra. Këtij të fundit iu gjetën disa doza me lëndë narkotike.

Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur, apo në kërkim.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH