Aktualitet

Policia blindon qytetin e Elbasanit

Shkruar nga Liberale
Policia blindon qytetin e Elbasanit

Qyteti i Elbasanit është blinduar mbrëmjen e sotme nga forcat e Policisë, të cilat po zhvillojnë kontrolle të shumta në hyrje dhe dalje të qytetit.

Postblloqet vijnë ndërsa kontrollet në këtë qytet problematik për grupet kriminale janë shtuar javët e fundit.

Gjatë ditës së sotme, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së Bujar Çelës, një 37 vjeçar nga Dibra, i cili dyshohet të jetë përfshirë edhe krime të tjera.

Nuredin Dumani, e ka pasur bashkëpunëtor Talo Çelën, i shpallur në kërkim për grabitjen në Rinas, vëllai i viktimës.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH