Aktualitet

Plani i qeverisë për krizën/ Basha: Rama po fsheh vjedhjen e radhës

Shkruar nga Liberale
Plani i qeverisë për krizën/ Basha: Rama po fsheh vjedhjen e

Për Partinë Demokratike, kriza për të cilën flet kryeministri Rama është një krizë për të fshehur vjedhjen.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas prezantimit të planit me tre pika të qeverisë për të përballuar këtë situatë. Sipas Bashës, qeveria thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE.

“”Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shkruan Lulzim Basha në twitter.

Kryeministri Rama prezantoi sot planin me tre pika për të përballuar krizën.

1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara

2- Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara

3- Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH