Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, qëllohet me dy plumba 45-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Plagosje me armë zjarri në Shkodër, qëllohet me dy plumba

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ka mbetur i plagosur shtetasi Nikolin Huba, rreth 54 vjeç. Po ashtu bëhet e ditur se 54 vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH