
pitali i Traumës në Tiranë është blinduar me forca të shumta policore, për shkak se në të ndodhet i shtruar Ardian Çapja. 55-vjeçari pas plagosjes vazhdon të jetë në gjendje kritike edhe pse i është nënshtruar operacionit, shkruan TCh.
Ardian Çapja u plagos para shtëpisë së tij në orën 09.37, në lagjen 'Emin Matraxhiu' në Elbasan. Plagosja e tij lidhet me një ngjarje tjetër, të ndodhur po sot në Elbasan pasi u gjet një makinë e djegur me një snajper brenda, me të cilin dyshohet të jetë qëlluar 55-vjeçari.
Ardian Çapja është një emër i njohur për policinë shqiptare, pasi edhe më herët është përfshirë në konflikte me persona të tjerë në qytetin e Elbasanit dhe po ashtu i janë bërë atentate.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1145916,1145917"]