Aktualitet

Pirro Prifti: Mjekët s’duhet të futen në burg nëse nuk sjellin vdekje

               Publikuar në : 21:15 - 04/03/21 liberale

Në muajin Shkurt mjeku Edvin Prifti u arrestua pasi Spak gjeti në shtëpinë e tij 250 mijë euro dhe 16 milion lekë. Kardiologu u akuzua se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar të ëmën.

I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, anestezisti, pedagog dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Teknike në Universitetin Europian të Tiranës, Dr. Pirro Prifti është shprehur se nuk është dakort që Edvini të hynte në burg sepse nuk ka vdekur njëri, dhe nuk ka dhënë ndonjë mjekim të gabuar me pasojë vdekje. Sipas anestezistit, mjeku nuk është një kriminel.

Pirro Prifti: Mjekët nuk duhet të futen në burg për mendimin tim, edhe Edvini pavarësisht se çfarë ka bërë nga këto gjërat e tjera. Ai as ka vdekur njeri, as ka bërë një mjekim të gabuar, atij i kanë dhënë lekë mesa kam dëgjuar unë, jo se dua ta mbroj.

Mirela Milori: I kanë dhënë lekë jashtë të ardhurave zyrtare, mund të jenë evazion fiskal.

Pirro Prifti: Unë po flas vetëm për pjesën e mjekësisë që dikush i ka thënë do e fusësh jashtë radhe dhe do të të jap kaq lekë dhe ky ka pranuar. Pjesën se çfarë i kanë gjetur në shtëpi unë nuk e di, por ai rast nuk kishte pse të futej në burg. Ai mund të gjykohej i lirë siç mund të bëhet për çdo lloj mjeku tjetër, mjeku nuk është kriminel, ai nuk ka vrarë njeri. Kur vdes një njeri apo kur bën një mjekim të gabuar për pasojë vdekje ata njerëz, po duhen futur në burg. Edhe këtu ka probleme ligji i prokurorisë sidomos për mjekët. Ka një sektor administrativ që është Urdhëri i Mjekut i cili duhet të trajtojë këto gjëra.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back