Globi

“Pirdh*ni”, Elon Musk ofendon reklamuesit që u larguan nga X për shkak të antisemitizmit

Shkruar nga Liberale
“Pirdh*ni”, Elon Musk ofendon reklamuesit që u larguan nga X

Elon Musk u tha “pirdh*ni” reklamuesve që u larguan nga platforma X, që më herët njihej si Twitter, për shkak të përmbajtjes antisemitike. Miliarderi i bëri këto deklarata ofenduese gjatë një interviste të dhënë më 29 nëntor në samitin e New York Times, DealBook.

Musk përsëriti se i vjen keq që ka publikuar postimin më 15 nëntor në X, ku ai thoshte se pajtohej me postimet kundër hebrenjve.

Që prej atij postimi Musk është përballur me kritika të shumta, pasi ai u pajtua me një përdorues të X, i cili në mënyrë të rreme, pretendoi se hebrenjtë po nxisnin urrejtje ndaj njerëzve të bardhë.

Në postimin e tij, Musk tha se përdoruesi, i cili kishte bërë referencë për teorinë e konspiracionin të “Zëvendësimit të Madh”, po thoshte të vërtetën.

Më 29 nëntor, Musk tha se u kishte dhënë në duar “një armë të mbushur” si kundërshtarëve, por edhe personave që kanë pikëpamje antisemitike, duke e përshkruar postimin e tij si gjënë më të keqe që ka bërë sa i përket postimeve online.

Shefi ekzekutiv i Teslas tha se ideja që ai tha ishte antisemitike dhe reklamuesit që u larguan nga X, nuk duhet të mendojnë se mund ta shantazhojnë atë.

“Nëse dikush do të tentojë të më shantazhoj; me reklama, të më shantazhojë me para? Pirdhuni”, tha ai.

“Pirdhuni. A është e qartë? Shpresoj që është. Bob, nëse je në audiencë”, shtoi ai, që me gjasë iu referua Robert Iger, shefit ekzekutiv të Walt Disney që largoi reklamat në X.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH