Aktualitet

Përvoja 15 vjeçare e UET, kartivizita e karrierës për studentët

Shkruar nga Liberale

Në shoqërinë e sotme të rrjeteve është shumë e rëndësishme që t’i përkasësh një komuniteti i cili është i shtrirë kudo, në të gjitha nivelet e sektorit publik dhe privat.

Në universitet të gjithë studnetët kanë një qëllim kryesor, i cili është diplomi në programin e studimit që kanë zgjedhur. Ndërkohë një gjë që shpeshherë kalon pa u vënë re është rëndësia e rrjetëzimit! Specialistët e edukimit në arsimin e lartë theksojnë se rrjetëzimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për t'u lidhur me të tjerët në fushën e studimit që studentët ndjekin dhe për të krijuar mundësi të një karriere të sukseshme për veten e tyre.

Rrjetëzimi është një fjalë që përdoret shumë në ditët e sotme. Shpeshherë ky term përdoret aq shumë sa në shumë raste humbet edhe kuptimin. Në pamje të parë duket sikur është diçka që duhet të bësh dhe të bësh shumë. Rrjetëzimi është në të vërtetë mjaft i thjeshtë, dhe çdo studnet në universitet duhet ta krijo atë.

Rrjetëzimi, për ta thënë thjeshtë, është takimi dhe formimi i kontakteve me njerëzit e tjerë në fushën e studimit apo të interesave të përbashkëta në karrierë . Më konkretisht, përdoret për të formuar marrëdhënie sociale apo qoftë biznesi për të identifikuar, krijuar, apo edhe duke kaluar me mundësi partnershipi

Kapitali shoqëror është në thelb rrjeti social që një student krijon. Shpeshherë kjo ngatërrohet me rrjetëzimin virtual të Facebook ose Instagram e shumë rrejte të tjera sociale në internet.

Në botën e sotme, rrjetëzimi është bërë jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili është edhe thelbësor për krijimin e oportuniteteve në karrirerën profesionale. Rrjetet profesionale mund të çojnë në më shumë mundësi parteneriteti dhe madje edhe në shumë statuse profesionale. Rrjetëzimi shpesh përfshin krijimin e marrëdhënieve me njerëzit e tjerë në fushën që individët kanë apo përfaqësojnë ose bërjen e gjërave të ngjashme. Kjo do të thotë që shpesh herë nëpërmjet rrjetëzimit në universitet mund të mësohet për mundësitë e punësimit përmes kontakteve të rrjetit që mund të keni krijuar.

Dikur misioni i Universitetit përqëndrohej kryesisht në dhënien e dijes dhe zhvillimin e aftësisë së të nxënit tek studenti. Sot, në një treg kompleks, që hera herës duket sikur nuk ecën me të njëjtin ritëm si ne, sfidat e universitetit janë më të mëdha. Universiteti sot, krahas funksionit të tij primar, të kontriuboj në shoqëri përmes dijes dhe zhvillimit, punon mbi veprimtari të cilat e nxisin studentin drejt tregut të punës, dhe kjo vjen falë rrjetëzimit që një universitet krijon për studentët e tij.

Në UET, çdo student krijon rrjetin e tij profesional

Në UET ke mundësi të takosh, shoqërizohesh, bashkëpunosh në planin social apo atë profesional me mijëra dhe mijëra studentë nga shtresa të ndryshme shoqërore, me kontakte të huaja me qindra profesorë dhe në përgjithësi komuniteti i pedagogëve, kërkuesëve shkencorë dhe studentëve të UET është shumë i gjerë. Në shoqërinë e sotme të rrjeteve është shumë e rëndësishme që t’i përkasësh një komuniteti i cili është i shtrirë kudo, në të gjitha nivelet e sektorit publik dhe privat. Duke studiuar në UET ti ke mundësi të krijosh marrëdhënie profesionale jo vetëm me mijëra studentë dhe qindra pedagogë të UET, por edhe me shumë profesionistë të fushave të cilët janë pjesë e projekteve, forumeve dhe leksione të hapura. Në UET janë diplomuar mbi 15 mijë studentë dhe më shumë se 1,000 pedagogë shqiptarë e të huaj kanë qenë pjesë e UET në 15 vite. Rrjetëzimi në UET të lejon të bëhesh i lidhur me një profesionist në fushën që studion ose me studentë të cilët gjithashtu po shkojnë në fusha të ngjashme.4

Gjithashtu me anë të rrjetëzimit që UET u krijon studentëve, u jep këtyre të fundit mundësi që të bëhen më të informuar në lidhje me fushën e studimit nga përvojat që mund të sillen në auditor. Kjo njohuri dhe përvojë shtesë i ndihmon studnetët të përfitojnë para se të hidhen në karrierën e tyre të ardhshme.

Gjithashtu, në qendër të filozofisë së UET si institucion arsimor gjithçka sillet rreth studentit; dija dhe shërbimi. Në UET funksionon shkëlqyeshëm trekëndëshi administratë-staf akademik-student dhe për secilën nga këto pika janë ngritur institucione dhe zyra përkatëse për mbështetje dhe bashkëpunim. “UET Alumni” është fytyra jonë në treg, historiku dhe e ardhmja e universitetit. Shoqata “UET ALUMNI” u krijua më 13 Maj të vitit 2010. Atë kohë ishin një grup i vogël të diplomuarish, tashmë janë mbi 7000 të diplomuar në Bachelor dhe mbi 8000 në Master. Të gjithë këta janë lobistët më të mëdhenj të universitetit, janë mbledhësit e fondeve, aplikuesit për projektet, ata që gjenerojnë ide për programe të reja, që krijojnë tregjet e punës për universitetin. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH