Aktualitet

Përplasen dy motorë në Konispol, plagoset rëndë 12-vjeçari që drejtonte njërin prej tyre

Shkruar nga Liberale
Përplasen dy motorë në Konispol, plagoset rëndë

Një 12-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident mëngjesin e sotëm në Konispol. Aksidenti ndodhi rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, ku janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12-vjeçar me iniciale A.B.

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH