Aktualitet

Përfshihet nga zjarri një dyqan në Durrës, plagoset pronari

Shkruar nga Liberale
Përfshihet nga zjarri një dyqan në Durrës, plagoset pronari

Një biznes i vogël është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm, në Durrës.

Policia njofton se ka rënë zjarr në dyqanin e shtetasit R. M., ku ky i fundit ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M., i cili ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH