Aktualitet

Përfshihet nga flakët apartamenti në katin e gjashtë në Astir

Shkruar nga Liberale
Përfshihet nga flakët apartamenti në katin e gjashtë në

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e së shtunës. Policia njofton, se rreth orës 19:55, në Astir ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një banese.

Në banesën e fjalë nuk banon njeri prej muajsh, kështu që njoftohen vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë:

Më datë 13.06.2020, rreth orës 19:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një godine, në një banesë që nuk banon njeri prej muajsh, ku ka vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH