Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur gjobë 100 mijë Lekë për 15 kryetarë bashkie të Partisë Socialiste.
Sipas KAS ata përdorën burimet publike për fushatë. Më saktësisht, sipas KAS ata përdorën faqen e bashkisë në Facebook për fushatë elektorale.
Më herët Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi 30 mijë Lekë gjobë për këta kryebashkiakë. Por vendimi i ankimua dhe KAS dha vendimin ditën e sotme
Gjoba është vendosur për:
Arif Tafanin, Kryetar i Bashkisë Belsh
Andi Sallën, Kryetar i Bashksë Cërrik
Armando Subashin, Kryetar i Bashkisë Fier
Gledian Llatjen, Kryetar i Bashkisë Elbasan
Redjan Kralin, Kryetar i Bashkisë Kavajë
Klement Ndonin, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë
Erion Isain, Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Safet Gjicin, Kryetar i Bashkisë Kukës
Pjerin Ndreun, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Eriselnda Sesfa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë
Qerim Ismailajn, Kryetar i Bashkisë Mallakastër
Nuri Belbën, Kryetar i Bashkisë Përrenjas
Pali Kolevskin, Kryetar i Bashkisë Pustec
Majlinda Bufin, Kryetare e Bashkisë Roskovec
Elton Arbanën, Kryetar i Bashkisë Shijak.