Të shkosh në shkollë, apo të marrësh një profesion. Idealja është kombinimi i arsimit me profesionin. Nga përvoja në tregjet ndërkombëtare, shqiptarët më në fund janë ndërgjegjësuar dhe po orientohen nga tregu i punës.
Nga 50 të regjistruar këtë vit, vetëm dy prej tyre janë vajza.
Me rihapjen e degës së “Teknologjisë Informacionit dhe Komunikimit” në shkollën profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër, këtë vit shkollor janë rikthyer edhe vajzat.
Brisilda Zhupa është një prej tyre e cila dëshiron që edhe studimet e larta t’i vijojë në këtë fushë. “Kjo ka qenë ëndrra ime për të vazhduar më tej dhe mendova se këtu mund ta arrij atë që dëshiroj. Të vazhdoj studimet e mia në këtë shkollë e më pas të vazhdoj të lartën në degën teknologji informacioni”, tha Zhupa.
Pranë kësaj shkollë sivjet janë regjistruar mbi 50 të rinj në tre degë, “Shërbime mjete transporti”, “Tik” dhe “Termohidraulikë”, ndërsa shënohet i treti vit, që nuk mund të funksionojë një drejtim tjetër i rëndësishëm siç është ai “Elektroteknik”, për të cilin tregu ka nevojë për profesionistë.
“Është i 3 vit rresht që nuk mund të arrijmë numrin e duhur e duhur të nxënësve për të hapur drejtimin mësimor elektroteknik. Kjo si mungesë e nxënësve të klasave të dhjeta. Tregu ka nevojë për profesionistë edhe për ata të drejtimit elektroteknik”,tha studentja Renata Puleri.
Në shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapano” prurjet për vitin shkollor 2023 – 2024 janë në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. 130 është numri i të rinjve në total që edhe sivjet do të vijojnë studimet në tri drejtimet e saj, ndërkohë që regjistrimet në klasat e 10 do të vijojnë deri në fund të muajit shtator.