Aktualitet

PD: Shtyrja e qirave s'është zgjidhje, të subvencionohen nga shteti

Shkruar nga Liberale
PD: Shtyrja e qirave s'është zgjidhje, të subvencionohen nga

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë ditës së sotme se do të përgatitet një akt normativ i qeverisë, i cili do të ndalojë pagimin e qirave. Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin "Opinion", Rama tha se tre kategori do të përfitojnë nga ky akt, studentët, personat që kanë humbur punën dhe që kanë një kontratë qiraje me qiradhënësin si dhe bizneset me të ardhura deri në 14 mln lekë (të reja) në vit.

Po ashtu Rama, sqaroi se qiratë nuk do të falen, por do të shtyhen për muajt prill dhe maj dhe do të paguhen më pas në mënyrë propocionale.

Por ish-deputeti demokrat Edi Paloka nuk e shikon si zgjidhje shtyrjen e qirave. Për Palokën zgjidhja është subvencionimi nga shteti, pasi pas dy muajve aftësia paguese e bizneseve do të jetë edhe më e pakët.

"Të vetmit që gëzojnë në këtë krizë dhe nuk janë në luftë janë 10 koncesionarët e Edi Ramës, që nuk u preket asnjë qindarkë. Vetëm këtë vit Edi Rama planifikon t’u japë pa asnjë dobi për qytetarët plot 120 milion euro! Qeveritarët e korruptuar dhe oligarkët janë të babëzitur, jo pronarët, që mbijetojnë me të ardhurat e siguruara nga qiraja!

Shyrja e qirave nuk është zgjidhje. Qiratë duhet të subvencionophen nga shteti, siç po bëjnë vendet fqinjë. Pas 2 muajsh aftësia paguese e bizneseve do të jetë edhe më e pakët. Vetëm Edi Rama nuk e kupton këtë, sepse i bën llogaritë e biznesit të vogël që mezi mbijeton në kushte normale, bazuar në fuqinë ekonomike të tij dhe të 10 oligarkëve, që pasurohen çdo ditë me paratë e shqiptarëve", shkruan Paloka./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH