Aktualitet

PD: Raportet BE-Shqipëri, në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 viteve

Shkruar nga Liberale
PD: Raportet BE-Shqipëri, në pikën më të ulët

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu ka reaguar në lidhje me diskutimet në Parlamentin Europian për Shqipërinë. Në një postim në rrjetet sociale, Kashahu shkruan se sot janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra në lidhje me raportet BE-Shqipëri.

Kashahu ndalet te cështjet e diskutuara, teksa thotë se Shqipëria u konsiderua si vendi më i korruptuar në Europë.

Reagimi i plotë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, në seancën e posacme për Shqipërinë për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri. Dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë “t’i ndërpriten negociatat me BE” dhe “të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE”.

Europarlamentarë të tjerë e etiketuan Kryeministrin dhe qeverinë si “të ashpër me mediat dhe të lëmuar me kultivuesit dhe trafikantët e drogës”. Përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me kanabis “e papranueshme”.

Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë. Mos-ndjekja penale e krimit elektoral dhe e politikanëve të mazhorancës të përfshirë në blerjen dhe manipulimin e votës dhe deformimit të vullnetit popullor është raportuar si zhgënjyese dhe është kërkuar të monitorohet me vëmendje të shtuar nga Komisioni Europian.

Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua njëzëri nga europarlamentarët dhe u kërkua “të investigohet ligjshmëria e këtij veprimi të qevrisë”. Është detyrë kombëtare të shpëtohet procesi i integrimit! Kjo detyrë fillon me largimin e kësaj qeverie euroskeptike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH