Aktualitet

PD publikon debatin audio: Nuk kemi alkool e doreza

Shkruar nga Liberale
PD publikon debatin audio: Nuk kemi alkool e doreza

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia publikoi sot debatin mes drejtoreshës së qendrës shëndetësore nr.8 në Tiranë dhe mjekëve.

“Drejtoresha e QSh nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën”- shkruan Spahia bashkëngjitur videos.

“Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë. Më të pambrojturit janë mjekët. Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare.

Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën.”- vijon më tej Spahia.

https://youtu.be/NuMyv4o3Ec8

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH