Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka gënjyer publikisht shqiptarët në lidhje me plehrat kimike, ndërsa kujton një deklaratë të këtij të fundit, në vitin 2013.
Ky reagim i PD-së, vjen pas kapjes së sasive të mëdha të amiantit kancerogjen, në dhjetëra fuçi me substance të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë. PD thotë se Rama “iu ka dhënë licencë miqve të tij për këtë biznes kriminal”.
Postimi i PD
Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës!
Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!/Gazeta Liberale
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/3036347619711752/