Pas i dorëzoi detyrën kryeprokurorit të ri Olsjan Çela, Arta Marku është larguar me taksi nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme.
Sipas Report TV, Marku prej një jave është kthyer në Shkodër, pasi në Tiranë i është prishur banesa nga tërmeti.
Ajo jetonte në një shtëpi me qira, në njërën nga lagjet pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Arta Marku u zgjodh dje anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi./Gazeta Liberale