Pesë nxënës të shkollës 9-vjeçare në Shupenzë, të Bulqizës janë helmuar dhe janë nisur menjëherë në spital në Dibër.
"Dyshohet se janë helmuar nga parfum ose deodorant", mësohet të ketë thënë doktori i spitalit sipas Report Tv.
Kujtojmë se një rast i ngjashëm, por me përmasa më të mëdha ndodhi dy vite më parë po te kjo shkollë ku u helmuan nga gazi i kaldajave mbi 60 nxënëses dhe mësuesja. /Gazeta Liberale