Aktualitet

Parashikimi i motit/ Reshje deri në mesditë dhe rënie temperaturash

Shkruar nga Liberale
Parashikimi i motit/ Reshje deri në mesditë dhe rënie

Shqipëria është zgjuar me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në skajet veri-jug, ku priten rrebeshe afatshkurtra, por më pak rrebeshe në zonat qendrore.

Tabloja e motit mbetet me reshje deri në mesditë, kur pritet përmirësim gradual i motit nga perëndimi drejt kufijve lindorë të territorit, duke bërë që mbrëmja të ketë kthjellime të shumta, vranësira të pakta dhe ndonjë shi të izoluar.

Temperaturat e ajrit kanë vijuar me një rënie të lehtë gjatë mëngjesit, rënie me të paktën 2 gradë sjell mesdita, kur termometri maksimal do të zbresë në 14 gradë për zonat malore dhe nga 20 në 23 gradë për bregdetin dhe zonat e ulëta, shkruan A2.

Era ka vijuar jugore dhe e fortë në brigjet detare, ku dallgëzimi është ngjitur në 5 ballë, por era ka fryrë kryesisht mesatare në brendësi të territorit. Mesdita sjell dobësim të shpejtë të erës në tokë dhe det, duke ulur dallgëzimin në 3 ballë në brigjet jugore.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH