Kronikë

Para në këmbim të ekzekutimit, kush janë dy të arrestuarit e sotëm me urdhër të SPAK

Shkruar nga Liberale
Para në këmbim të ekzekutimit, kush janë dy të

Nga dosja hetimore dalin detaje për dy persona të tjerë, që janë arrestuar me urdhër të SPAK.

Mes të arrestuarve, sipas raportimeve që ka mbledhur Balkanweb, është edhe Petrit Qoli, i dyshuar si vrasës me pagesë. Ai akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Fatmira Dedajt në Durrës.

“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a /2 dhe 334, të Kodit Penal.”, thuhet në dosjen e SPAK.

Po ashtu, për këtë akuzë akuzohet edhe Agron Qoli.

“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”,”, thuhet në dosjen hetimore.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH