Aktualitet

Pandemia/ Ministrja e Financave i kthehet Bashës: Të mos gjykohet pa shifra dhe argumente

Shkruar nga Liberale
Pandemia/ Ministrja e Financave i kthehet Bashës: Të mos gjykohet pa

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi sot në Kuvend, duke iu përgjigjur deklaratës së Lulzim Bashës, se qeveria bëri reagim të menjëhershëm në lidhje me pandeminë.

Nga foltorja e Kuvendit Ibrahimaj tha se Shqipëria pësoi rritje ekonomike më të lartë në rajon.

“Është e lehtë të falësh dhe të gjykosh pa pasur fakte. U ruimbursuan 3 paga për të punësuarit në biznese. U akordua një pagë 400 mijë lekë për ata të punësuar që nuk punuan dot 3 muaj. Qeveria ndërhyri duke dhënë garanci sovrane bizneseve. Këto çuan që të kemi rritje të ekonomisë më të lartë në rajon. Zoti Basha i referohet një studimi të një studiuesi, që kam pasur fatin ta takojë, por ai nuk i referohet shifrave të varfërisë. Këto janë shifra të EUROSTAT”, tha ajo.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH