Situata e përkeqësuar dhe shtimi i rasteve te koronavirusit në Malin e Zi, ka sjelle të tjera masa kufizuese në këtë shtet.
Qeveria ka vendosur kufizim të hyrje dhe daljeve me shtetet fqinje, duke përfshire këtu edhe Shqipërinë. Kështu ne doganën e Han të Hotit dhe në Muriqan, do të lejohen të kalojnë me përgjigjen e tamponit negativ, vetëm ata shqiptare me leje pune, ata qe kanë një rezervim hoteli apo qytetaret tranzit.
Këto masa do të zgjasin vetëm për fundjavën ndërsa do të penalizohen jo pak shqiptarë kryesisht nga Shkodra dhe Malësia e Madhe që janë punëtorë ditorë në Mal të Zi.
Qëllimi i shtetit Malazez është bllokimi i qindra shtetasve të saj, që çdo fundjavë udhëtonin drejt Shkodrës për tregti apo për turizëm.
Ndërkohë, Mali i Zi prej një jave ka kufizuar daljen e qytetarëve deri në oren 21:00, ndërsa baret dhe restorantet d mbyllen në orën 20:00. Gjatë fundjavave ndalohet lëvizja brenda qyteteve si dhe drejt shteteve te tjera.