Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar për votimin e kandidatëve për deputetë në në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vaun e Dejës.
Paloka vlerëson pjesëmarrjen e madhe në këtë proces dhe shton se dita e ndëshkimit për Rilindjen është shumë pranë.
“Shkodër, Malësi e Madhe , Vau i Dejës. Ashtu si pritej, dyndje e demokratëve . Pritet vetëm “dita e ndëshkimit” për “Rilindjen” , 25 prilli ! Rama bën mirë t’i lerë të shfryn me votë se ndryshe nuk do ketë kohë të pendohet!”, shkruan Paloka.