Globi

Pakistan/ Shpërthim i fuqishëm në tubimin për ditëlindjen e Profetit Muhamed, 50 viktima dhe 100 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Pakistan/ Shpërthim i fuqishëm në tubimin për

Të paktën 50 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në një shpërthim pranë një xhamie në Pakistan ku njerëzit ishin mbledhur për të festuar lindjen e Profetit Muhamed , tha policia për BBC.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës gjatë tubimit fetar në qytetin Mastung.

Zyrtarët kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Të plagosurit po transportohen në dy spitale, tha policia. Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Ndryshe, muslimanët në mbarë botën festojnë ditëlindjen e Profetit A.S. duke mbajtur tubime publike.

Ndërsa festimi pranohet nga shumica e sekteve islame, disa atë e shohin si një risi të pajustifikuar.

Rajoni i Balochistanit ka qenë në të kaluarën vend i sulmeve nga grupet e armatosura. Në fillim të këtij muaji, të paktën 11 persona, duke përfshirë një udhëheqës të shquar fetar, u plagosën në një shpërthim në të njëjtin distrikt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH