Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se ndihma që do të jepet nga paketa e dytë ekonomike, 400 mijë lekë, do ta marrin drejtpërdrejtë punonjësit dhe nuk do të kalojnë as nga kompania dhe as nga pronari.
“Jemi në një shifër që prek drejtpërdrejtë dhe ndihmon më shumë se sa gjysmën e të punësuarve në sektorin privat. Kjo pagë 400 mijë duam të vijë drejtpërdrejtë tek punonjësit jo të kalojë tek pronari apo kompania. Punonjësit janë zgjedhur bazuar tek listë-agesat e paraqitura nga kompanitë deri më datën 10. Të gjithë ata që figurojnë të larguar të papaguar, javë pas jave, në këto lista, janë të identifikuar dhe do të duhet vetëm që në momentin që do të hapet faqja përkatëse në adresën onlien të Drejtorisë së Tatimeve, thjeshtë të konfirmosh. tatimet e disponojnë emrin tënd, të duhet vetëm të konfirmosh, pa asnjë procedurë verifikimi, siç ndodh me paketën e parë", tha Rama. /Gazeta Liberale