Pas një pune intensive është rikthyer energjia elektrike në Vermosh.
Ndërhyrjet e elektricistëve të njësisë OSSH Malësi e Madhe, Shkodër pas ndërhyrjeve ndonëse në kushte të vështira të motit kanë mundur të këtë mbrëmje t’i kthejnë energjinë në skajin verior të vendit.
Fideri i Kelmendit pësoi dëmtime në disa degëzime gjatë fundjavës, si pasoje e reshjeve te dëborës.
Ditën e djeshme iu dha energji Lepushes, kurse me herët ishin furnizuar Tamara dhe Boga.