OSBE ka dal sot kundër nismës së deputetëve të opozitës së re, të cilët kërkojnë ndryshime Kushtetuese, me anë të të cilave të arrihet ndryshimi i sistemit dhe vendosja e listave të hapur.
Eksperti zgjedhor i OSBE-së, Florian Hodbari ka theksuar se në të gjitha praktikat e mira të theksuara me forcë nga Këshilli i Europës, kërkohet që ndryshimi i sistemit zgjedhor, duhet të ndërmerret të paktën një vit para zgjedhjeve të radhës.
“Kur diskutohet tema e sistemit zgjedhor, është e shumë e rëndësishme të theksojmë, si gjithmonë, se OSBE-ja nuk ka qëndrim apo preferencë mbi përzgjedhjen e sistemit nga ana e një shteti pjesëmarrës. Kjo është arsyeja që ODIHR-i nuk nxjerr rekomandime në lidhje me ndryshimin apo modifikimin e sistemit. Përzgjedhja e sistemit zgjedhor përbën vendim sovran të çdo shteti, me kusht që sistemi të jetë në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe me standardet e tjera ndërkombëtare – duke garantuar, veçanërisht, respektimin e parimeve themelore të OSBE-së, si: vota universale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.
Nëse një shtet pjesëmarrës i OSBE-së vendos të ndryshojë sistemin zgjedhor, ne mund të ofrojmë mbështetje për procesin nëpërmjet të cilit kryen këto ndryshime. Ky proces, sipas të gjitha praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Evropës duhet të nisë të paktën një vit përpara zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”, theksoi Hodbari