
Zbardhet axhenda e takimeve që do të mbahen sot dhe nesër në Beograd, në kuadër të nismës "Open Balkan".
Kryeministri Edi Rama do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministri Nikolla Dimitrov.
PROGRAMI:
08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve
09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë
Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.
10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik
Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.
10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin
Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov
11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve
Ndërkohë, që në takim ishte parashikuar që të ishte Zoran Zaev, i cili të dielën dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.