Analizë

ANALIZË nga Dritan Idrizi: Mazhoranca, opozita dhe mënyra e tyre e komunikimit politik

Shkruar nga Enkeleda Stafa

ANALIZË nga Dritan Idrizi: Mazhoranca, opozita dhe mënyra e tyre e

Komunikimi politik ka një rëndësi të veçantë në përcjelljen e mesazheve dhe ndërtimin e imazhit të liderëve të politikës. Në Shqipëri, ku skena politike është e ndarë dhe shpesh e tensionuar, aftësia e liderëve për të përdorur me efikasitet mediat tradicionale dhe digjitale është thelbësore për arritjen e një publiku të gjerë dhe për të ndikuar opinionin publik. 

Në vitet e fundit, fokusi i liderëve politikë në Shqipëri ka qenë gjithnjë e më shumë tek rrjetet sociale dhe mediat digjitale, të cilat u mundësojnë atyre një shikueshmëri më të lartë dhe një platformë për të shprehur pikëpamjet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kryeministri, për shembull, ka demonstruar një aftësi të veçantë për të inovuar në transmetimin e mesazheve të tij politike, duke përfshirë edhe përdorimin e podkasteve si një hapësirë për dialog të hapur, edhe me kritikët e tij.

Nga ana tjetër, liderët e opozitës shpesh mbajnë një narrativë më agresive dhe përdorin një gjuhë më komplekse për të sfiduar rivalët e tyre politikë. Ata synojnë të atakojnë verbalisht kundërshtarët në çdo dalje në media, duke përforcuar pozicionet e tyre dhe duke u përpjekur të fitojnë mbështetjen e publikut.

Në të gjitha rastet, efektiviteti i komunikimit të liderëve është një faktor i rëndësishëm për suksesin politik të secilit dhe për ndikimin e tyre në shoqëri.

Për të kuptuar më mirë rëndësinë e një komunikimi të suksesshëm politik në kontekstin shqiptar dhe ndikimin e tij në jetën shoqërore dhe politike të vendit,“Liberale.al” kontaktoi një ndër ekspertët më të mirë të komunikimit politik në vend, Dritan Idrizi, njëkohësisht pedagog në Universitetit Europian të Tiranës.  

I pyetur se cila është diferenca e opozitës dhe mazhorancës në lidhje me mënyrën e tyre të komunikimit dhe përcjelljen e suksesshme të mesazheve politike z.Idrizi thotë se:


Për çdo forcë politike, të qënit në mazhorancë është një pozitë shumë komode dhe e favorshme. Një mazhorancë ka akses në shumë burime dhe e ka më të lehtë ta ndërtojë diskursin politik dhe ta udhëheqë atë. Nuk duhet harruar që aksesi në informacion i një qeverie lehtëson pozitën e saj në transmetimin dhe komunikimin e arritjeve të saj duke i paraqitur detyrat e ngarkuara nga ligji si arritje.
Mazhoranca në Shqipëri e bazon komunikimin e saj në promovimin e politikave dhe arritjeve të qeverisë. Ata përdorin statistika, raporte dhe shembuj konkretë për të treguar suksesin e politikave të tyre, si në rastin e turizmit, rritjes së të ardhurave dhe investimet në infrastrukturë, të cilat i reklamon në të gjitha kanalet e mas-medias.
Gjithashtu, ata kanë shpesh kontroll më të madh mbi agjendën mediatike dhe përdorin platforma zyrtare për të shpërndarë mesazhet e tyre në të gjitha rrjetet, si ato tradicionale dhe virtuale. Shpesh shihen në media artikuj apo kronika të mediave të huaja të cilat flasin për turizmin dhe potencialin turistik të Shqipërise, një taktikë që qeveria e përdor për te reklamuar në mënyrë indirekte imazhin e ndryshëm të vendit në sytë e të huajve shpesh skeptik.
Mazhoranca përdor komunikimin institucional, duke përfshirë deklarata zyrtare, konferenca për shtyp dhe komunikata për media, për të përcjellë mesazhe të qarta dhe të strukturuara. Kryeministri ka filluar një tur politik në disaporë, që nga pikëpamja e komunikimit tregon se partia në pushtet e ka nisur fushatën elektorale dhe se fokusi kësaj radhe i kalon kufijtë dhe i bën thirrje emigrantëve që ta mbështesin atë – një lëvizje e paprecedentë e cila ka si synim të lehtësojë garën elektorale drejt një mandati te radhës.
Opozita ndërkohë ka zgjedhur që diskursin e saj politik ta fokusoj tek problemet, skandalet dhe korrupsioni. Ajo denoncon ne kanalet mediatike, dështimet e qeverisë duke e paraqitur realitetin te ndryshëm nga ai i mazhorances dhe duke u fokusuar tek lufta politike. Ata përpiqen të kontrollojnë ose të ndikojnë në opinionin publik dhe të rrisin mbështetjen për kauzat e tyre duke përmendur disavantazhet e kundërshtarit poltik por pa artikuluar zgjidhjet qe do conin ne nisma konkrete.
Ne seancat parlamentare shepeshherë shikohet se rendi i ditës nuk përbën interes për opozitën dhe se fokusi i saj është të komunikoj me zgjedhesit e saj dhe qytetarët ofertën e saj politike e cila më shumë se sa një alternativë ndryshe, fokusohet tek denigrimi i rivalit politik dhe tek denoncimet. Një taktikë e cila deri tani nuk ka rezultuar mjaft e suksesshme dhe nuk i ka rritur aksionet e saj tek qytetarët.
Ata shpesh organizojnë protesta dhe fushata për të mobilizuar mbështetësit dhe për të tërhequr vëmendjen e medias. Ne protestën e të martës para bashkisë së kryeqytetit ata përpiqen t’i imponohen opinionit publik dhe të shtrojnë rrugën për një ‘fushatë publike’ e cila do të dëmtonte imazhin e kryetarit të bashkisë por dhe mazhorancës në tërësi tek qytetarët.
Opozita e ndarë në dy fraksione, përdor mediat sociale dhe platformat alternative për të shpërndarë mesazhet e tyre dhe për të ndërtuar një narrativë që kundërshton atë të mazhorancës.
Ky dallim në mënyrën e zgjedhur për të komunikuar politikisht me qytetarët, reflekton dinamikat e pushtetit dhe sfidat e komunikimit politik në një sistem demokratik te polarizuar, ku secili nga aktorët perpiqet që sferën publike mos e përdorë ne mënyrë konstruktive, siç thotë dhe Habermasi, ‘për tu përfshirë në diskutime racionale’, por për të inkurajuar qytetarët drejt ofertave të tyre politike shpesh të zhveshura nga politikat konkrete.

Mirëpo liderët tanë politikë, a i përcjellin si duhet mesazhet e tyre? Dritan Idrizi u shpreh për “Liberale.al” se aftësitë në komunikim të tyre nuk mund të konsiderohen të dobëta: 

Liderët politikë që përcjellin mesazhet e tyre tek qytetarët shpesh kanë aftësi të mira komunikimi. Ata përdorin strategji të ndryshme dhe përveç mediave tradicionale fokusi ne vitet e fundit ka qene me shume tek rrjetet sociale dhe mediat digjitale të cilat i mundësojnë atyre nje shikueshmëri më të lartë në çdo kohë. Kryesisht liderët politik mbajnë një narrativë të qëndrueshme, duke përsëritur mesazhet kyçe qe lidhen dhe me frymen e aksionit të tyre politik.
Liderët e opozitës kanë një narrative me agresive dhe nje verb më kompleks duke u muduar që të atakojnë verbalisht rivalin politik në çdo dalje në media. Nga kryeministri dhe përfaqësuesi i vetëm i zërit të mazhorancës në politikën e madhe dhe atë të ditës, kujdeset që të sjellë në vëmendje Shqipërinë e para një dekade dhe atë të sotme dhe ndryshimet që sipas tij, lidhen me qeverisjen 12 vjeçare të partisë në pushtet. Kryeministri ka treguar se është gjithnjë në kërkim të risive të trasmetimit të mesazheve të tij politike dhe se Podcasti i tij është një hapësirë e hapur edhe për kritikët e tij mediatikë dhe politikanët e kampit opozitar. Një taktikë komunikimi direkte dhe komplekse e cila ka si moderator dhe personazh kryesor kryeministrin.
Në të gjitha rastet, efektiviteti i lidereve në komunikim është një faktor kyç për suksesin politik të secilit dhe ndikimin e tyre në shoqëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH