Një person ka tentuar të vetëdigjet me benzinë sot në mjediset e bashkisë së Fushë-Arrëzit. Bëhet fjalë për shtetasin Tonin Lleshi, i cili është shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë ku po merret në pyetje.
Bëhet me dije se ai kishte bërë disa kërkesa në drejtim të pushtetit lokal pë disa problematika që sipas tij nuk i janë zgjidhur, çka kanë bërë që ai të tentojë të kryejë aktin estrem.