Horoskop

Njihuni me shenjat e horoskopit që ‘vdesin t’i fusin hundët’ në punët e të tjerëve

Shkruar nga Liberale
Njihuni me shenjat e horoskopit që ‘vdesin t’i fusin

Gaforrja: Dikush mund të mendojë se kjo shenjë emocionale dhe e ndjeshme është e fundit që mund të dojë të ndërhyjë në punët e tjetrit. Megjithatë, ata duan të dinë çdo sekret. Mund të mbështeteni tek ata pasi janë gjithmonë të gatshëm që t’ju dëgjojnë kur keni nevojë, por jo kur vjen puna për t’ju ruajtur sekretet.

Binjakët priren të jenë miq të shkëlqyer, por kanë një të metë të vogël: gjithmonë i fusin hundët në punët e të tjerëve. Nuk e bëjnë me të keq, por sepse u pëlqen të ndihen të nevojshëm. Asgjë nuk u jep më shumë gëzim sesa të ndihmojnë dikë dhe më pas t’u tregojnë miqve të tjerë se si ndihmuan.

Shigjetari mendon shumë për punët e të tjerëve. Janë të prirur t’i fusin hundët kudo, megjithëse ky gjest i tyre mund të mos pritet mirë nga njerëz që janë të aftë e të shkathët t’i zgjidhin vetë punët e tyre.

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH