Aktualitet

Nisja e negociatave për zgjedhjen e presidentit, reagon OSBE

Shkruar nga Liberale
Nisja e negociatave për zgjedhjen e presidentit, reagon OSBE

Me nisjen e takimeve mes palëve për zgjedhjen e presidentit, ka reaguar edhe Prezenca e OSBE në Shqipëri.

Teksa e quan një proces përfshirës, Prezenca e OSBE thotë se shqiptarët do të kenë për president një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.

"Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë", shkruan Prezenca e OSBE në Shqipëri në një postim në Facebook.

Ditën e sotme, kreu i grupit parlamentar i PS, Tulant Balla po takohet me përfaqësues të opozitës. Si fillim ai është takuar me deputeten Mesila Doda, ndërsa në vijim do të takohet edhe me Fatmir Mediu. Ende nuk është bërë e ditur, se kur do të takohet me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili ka paraqitur edhe një draft sesi duhet të jetë figura e presidentit të ri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH